Kosova në grup shumë të vështirë, me Danimarkën dhe Poloninë

Hendboll

Kosova në grup shumë të vështirë, me Danimarkën dhe Poloninë

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:15
Pamje nga shorti

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të garojë në Grupin 8 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Shorti është tërhequr të enjten pasdite në Zurich të Zvicrës.

"Grupi tetë është i vetmi me tri ekipe kombëtare, por është edhe shumë sfidues. Shtatë grupet tjera i kanë nga katër ekipe kombëtare.

Kosova në grup përballet me Danimarkën dhe me Poloninë.

Me Poloninë së fundi kemi luajtur në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023.

Dy të parët në secilin grup kualifikohen në Euro 2024, ndërsa biletën për në Evropian e sigurojnë edhe katër prej tetë ekipeve më të mira kombëtare që përfundojnë në vendin e tretë.

Kosova do të jetë e treta, por i duhet të jetë prej katër më të mirave nga kjo pozitë për të shkuar në Evropian.

Një fitore me shumë mundësi do të mjaftojë për kualifikim, por grupi është shumë i fortë. Danimarka është top-kombëtare botërore, ndërsa edhe Polonia ka nivel të lartë evropian", - njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat