Qerimi shpall listën e Kusovës për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024

Hendboll

Qerimi shpall listën e Kusovës për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024

Më: 20 prill 2023 Në ora: 18:21
Kosova

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Kosova është në Grupin 7 të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Të enjten më 27 prill, Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi. Ndeshja luhet nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndërkohë më 30 prill nga ora 18:00, Kosova luan ndaj Sllovenisë.

Ndeshja Slloveni – Kosovë luhet në Velenje.

Grumbullimi i lojtarëve të Kosovës bëhet të dielën në Hotel Internacional Prishtina.

Në kryeqytet edhe do të zhvillohet faza e shkurtër përgatitore para ndeshjeve të vështira me Malin e Zi dhe Slloveninë.

Selektori Qerimi llogarit në grupin e konfirmuar të lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Në Kombëtare pas mungesës për shkak të lëndimit, kthehet Luigj Quni. Janë kthyer edhe disa të tjerë, ndërsa emra të rinj nuk ka.

Me Kombëtaren gjatë këtij grumbullimi do të ushtroj edhe Kushtrim Ninaj.

Lista e lojtarëve

Kastriot Jupa LHC Cottbus (GER

Valon Dedaj HSC Kreuzlingen (SUI)

Drenit Tahirukaj HSC Kreuzlingen (SUI)

Arbios Mushkolaj KH Besa Famgas

Luigj Quni GC Amicitia Zürich (SUI)

Drilon Tahirukaj HSC Kreuzlingen (SUI)

Lulzim Shabani KH Trepça

Haris Berisha HSC Kreuzlingen (SUI)

Mursel Mehmet iKH Besa Famgas

Bujar Ramosaj HSC Kreuzlingen (SUI)

Jon Muqolli KH Besa Famgas

Leonard Gegaj IK Sävehof (SWE)

Rron Ramadan iKH Prishtina

Egzon Gjuka KH Besa Famgas

Matej Thaqi GRK Varaždin 1930 (CRO)

Liridon Zena RK Rudan Adria Oil (CRO)

Shaban ZogajI FK Karlskrona (SWE)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat