Kreuzlingeni i shumë lojtarëve të Kosovës mbetet në Superligën e Zvicrës

Hendboll

Kreuzlingeni i shumë lojtarëve të Kosovës mbetet në Superligën e Zvicrës

Më: 21 prill 2023 Në ora: 13:30
Kreuzlingeni

Një ndeshje shumë dramatike është luajtur të enjten mbrëma mes Baselit dhe Kreuzlingenit.

Pas 80 minutave lojë, Kreuzlingeni i shumë lojtarëve të Kosovës fitoi me rezultaqt 37:36 dhe kështu mbeti në Superligën e Zvicrës në hendboll.

Kreuzlingeni fitoi 3:2 ndaj Baselit në plejaut, përkatësisht për vendin në Superligë.

Ndeshja vendimtare u luajt në palestrën e mbushur me shikues dhe në ambient të bukur sportiv.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj ka shënuar për 37:36 në minutën e 79-të. Shifrat më nuk ndryshuan.

Pas vazhdimeve të para, përkatësisht pas minutës së 70-të, rezultati ishte 32:32. Edhe golin e 32-të për Kreuzlingenin e shënoi Dedaj, nga penalltia.

Ndërkohë në kohën e rregullt golin e fundit për Kreuzlingenin e shënoi Drenit Tahirukaj. Ai shënoi për 26:26, 27 sekonda para fundit të ndeshjes.

Dedaj ishte i shkëlqyer në këtë ndeshje të madhe. Realizoi dhjetë gola nga dhjetë tentime.

Ndeshje të madhe kishte edhe Drenit Tahirukaj, që i shënoi nëntë gola na 12 tentime. Drilon Tahirukaj realizoi tri gola nga pesë tentime, derisa Bujar Ramosaj kishte një gol nga një tentim. Kontributi i Ramosajt, por edhe i të tjerëve ishte i madh edhe në mbrojtje. Ndeshje të madhe kishte edhe portieri Haris Berisha, që bëri nëntë pritje.

Në suksesin e Kreuzlingenit me shtatë gola nga 11 tentime kontribuoi Lionel Mirdita, hendbollisti tjetër shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat