Hajdari: Kualifikimi nuk është i pamundur

Hendboll

Hajdari: Kualifikimi nuk është i pamundur

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:54
Hajdari

“Shkollën daneze” të hendbollit në Kombëtaren tonë e prezantojnë Marigona Hajdari, Arlinda Hajdari, Leonora Demaj e herë pas herë edhe Rina Rexhepi.

Danimarka është prej vendeve me hendbollin e femrave më të zhvilluar.

Prej nivelit të lartë të hendbollit në Danimarkë përfiton në mënyrë indirekte edhe Kombëtarja e Kosovës.

Tani Kosova e Danimarka përballen në kualifikimet për Euro 2024.

Ndeshja në Danimarkë luhet më 11 apo 12 tetor, ndërsa danezet në Kosovë vijnë më 14 apo 15 tetor.

Organizatorja e lojës së Kosovës, Marigona Hajdari, e di se gjasat për sukses ndaj Danimarkës janë fare të vogla. Ajo rastin e Kosovës e sheh në ndeshjen në shtëpi ndaj Polonisë. Me një fitore, Kosova kualifikohet në Euro 2024.

Hajdari po luan me sukses të plotë te Ringkobingu në elitën daneze.

Së fundi u shpall lojtare e ndeshjes. Në fund të edicionit, Marigona do ta vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër elitare daneze.

“Me Poloninë luajtëm dy ndeshje dhe e kemi parë se cili është niveli evropian.

E kemi parë që na mungojnë disa gjëra për të arritur në nivelin e Polonisë.

Në grup e kemi edhe Danimarkën, që pa diskutim është një prej kombëtare më të forta në botë për momentin.

Prandaj grupi është shumë i vështirë. Për ne është me rëndësi që të kemi angazhim maksimal dhe të tregojmë vlerat tona si ekip.

Rrugëtimi drejt Kampionatit Evropian është i vështirë, mirëpo pasi ka gjasa edhe nga vendi i tretë, nuk është i pamundur”, ka thënë Marigona Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat