Demaj: Rastin e kërkojmë në ndeshjen në shtëpi ndaj Polonisë

Hendboll

Demaj: Rastin e kërkojmë në ndeshjen në shtëpi ndaj Polonisë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:55
Demaj në veprim

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ,pranon se na ka munguar fati në shortin e kualifikimeve për Euro 2024. Ndonëse ishte në vazon e parafundit për herë të parë, Kosova ka rënë në grup shumë të vështirë.

Në tetor, Kosova i luan dy ndeshje me supërfuqinë, Danimarkën, ndërsa në prill të vitit të ardhshëm janë dy ndeshjet me Poloninë. Pikërisht ndaj Polonisë shpresohet për sukses.

Demaj po luan me sukses në elitën daneze, te skuadra Ringkobing. Ajo është produkt i sistemit danez të hendbollit.

“Ne kemi humbur ndaj Polonisë së fundi, ndërsa Danimarka është disa nivele më lartë se Polonia.

Kështu që do të jetë shumë vështirë.

Rastin tonë duhet ta kërkojmë në ndeshjen në shtëpi ndaj Polonisë.

Në disa momente kemi dëshmuar që me angazhim maksimal mund të përballemi me sukses me Poloninë.

Për ta bërë këtë duhet të rritet konkurrenca dhe cilësia në disa pozita në Kombëtaren tonë.

Natyrisht përkushtimi do të jetë maksimal për paraqitje sa më të mira”, ka thënë Leonora Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat