Xhiroja e fundit vendos për pozitën e katërt

Hendboll

Xhiroja e fundit vendos për pozitën e katërt

Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:24
Vlerëson Zherka

Xhiroja e fundit e Superligës A të Kosovës në hendboll vendos për skuadrën e fundit që do të kualifikohet në plejof.

Ndeshjet e xhiros së 28-të janë të shtunën, ndërsa në garë për pozitën e katërt janë Rahoveci e Prishtina.

Aktualisht Rahoveci është i katërti me 25 pikë, ndërsa Prishtina është e pesta po ashtu me 25 pikë.

Rahoveci megjithatë ka punë më të vështirë për ta siguruar pozitën e katërt që dërgon në plejof.

“Vreshtarët” prej orës 19:00 takohen në Pejë me lideren e klasifikimit, Besa Famgas. Besa shumë më herët ka siguruar pozitën e parë për plejof.

heheKa 23 fitore e dy barazime dhe udhëheq në tabelë me 48 pikë.

Prishtina prej orës 18:30 luan në shtëpi ndaj Kastriotit.

Kastrioti është i gjashti me 19 pikë dhe pa gjasa për të lëvizur nga kjo pozitë.

Nëse në fund të dy skuadrat kanë pikë të barabarta, vendi i katërt i takon Rahovecit.

Prej orës 18:00 është ndeshja Vushtrria – Trepça. Trepça në plejof starton prej pozitës së dytë, ndërsa Vushtrria prej të tretës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat