Skuadrat vendase llogaritin në pikë të reja

Hendboll

Skuadrat vendase llogaritin në pikë të reja

Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:26
Pamje nga një ndeshje

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e parafundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën janë dy ndeshje të xhiros së 17-të e të dielën tri të tjera.

Në të gjitha ndeshjet skuadrat vendase llogarisin në pikë të reja.

Të shtunën luajnë skuadrat ferizajase ndaj atyre nga Gjakova.

Nga ora 15:00 është ndeshja Ferizaj – Vëllaznimi, ndërsa prej orës 19:00, Kastrioti e pret Shqiponjën.

Të dielën, ndeshja e parë është ajo mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, që zhvillohet nga ora 12:30.

Prej orës 17:00 luajnë Samadrexha e Dukagjini, ndërsa Istogu e pret skuadrën Jusuf Gërvalla nga ora 19:00.

Istogu udhëheq në tabelë me 32 pikë, ndërsa Vushtrria e Ferizaj i kanë nga 25 pikë. Kastrioti në vendin e katërt i ka 21 pikë.

Tabela vazhdon me Prishtinën, Shqiponjën, Vëllaznimin, Samadrexhën, Jusuf Gërvallën e Dukagjinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat