Rrahja e madhe në ndeshjen Vushtrria-Trepça, vjen reagimi nga Federata e Hendbollit

Hendboll

Rrahja e madhe në ndeshjen Vushtrria-Trepça, vjen reagimi nga Federata e Hendbollit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një rrahje e madhe fizike me lojtarëve ndodhi dje në ndeshjen e Superligës A të hendbollit mes Vushtrrisë dhe Trepçës.

Tek shifrat 17:21, kur po zhvillohej minuta e 35-të situata eskaloi duke kaluar në dhunë të madhe fizike, shkruan Gazeta Express.

Më pas, ndeshja u ndërpre dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga Federata e Hendbollit e Kosovës, e cila e ka dënunar dhunën që u shfaq në palestrën sportive në Vushtrri.

Ky është njoftimi i plotë i FHK-së, pa ndërhyrje

Federata e Hendbollit e Kosovës me shqetësim të madh ka përcjellë rrjedhën e ndeshjes së Superligës A në konkurrencën e meshkujve mes Vushtrrisë dhe Trepçës, e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën në Vushtrri.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 35-të, pas incidenteve të rënda në fushën e lojës.

Për FHK-në është e papranuar dhuna në ndeshjet e hendbollit, pavarësisht se prej kujt shkaktohet ajo. Për më tepër fusha e lojës nuk guxon të cenohet në asnjë mënyrë nga shikuesit.

Organet përgjegjëse të FHK-së do të analizojnë me vëmendje secilin detaj të ndeshjes dhe ndaj të përfshirëve në incidentet e rënda do të marrin masa në përputhje me rregulloret.

Fatkeqësisht siguria për akterët e ndeshjes nuk ishte në nivel dhe forcat policore nuk ia dolën të ofrojnë siguri. Delegati i ndeshjes, para fillimit të ndeshjes ka folur me përgjegjësin e policisë, i cili ka theksuar se numri i pjesëtarëve të policisë është i mjaftueshëm dhe se siguria për të gjithë pjesëmarrësit do të garantohet. Kjo megjithatë nuk ndodhi.

Incidenti i rëndë ndodhi në ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës A, përkatësisht të xhiros së 28-të. Është ndeshja e parë e ndërprerë në këtë kampionat dhe që prish imazhin e hendbollit kosovar për të cilin po angazhohemi maksimalsht.

FHK-ja dënon fuqishëm aktet e dhunës dhe do të angazhohet maksimalisht që përgjegjësit të marrin dënimet e merituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat