Sa më shpejt të futet ligji në Kosovë, të dënohet tifozi që futet në fushë

Hendboll

Sa më shpejt të futet ligji në Kosovë, të dënohet tifozi që futet në fushë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:43
Porta e hendbollit

Sa më shpejt të futet ligji në Kosovë, për tifozin që futet në fushën e lojës, minimumi tre vjet burgim!

Sa më shpejt aq më mirë sepse kjo është rruga e vetme për t’u ndalur huliganët në futboll, basketboll, hendboll, volejboll e në secilin sport të Kosovës!

Sa më shpejt të veprohet, pamëshirë ndaj të gjithë atyre që shkaktojnë dhunë.

E pat mbrëmë se si disa tifozë futen në fushë dhe godasin hendbollistët e Trepçës gjatë rrahjes masive me lojtarët e Vushtrrisë.

Sa më shpejt të futet ligji, tre vjet burgim për ata tifozë që futen në fushën e lojës.

Jo me kaq, edhe ata që shkaktojnë trazira në tribuna, të kapen e të burgosen.

Kështu ndalet dhuna një herë e përgjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat