Prishtina në plejof

Hendboll

Prishtina në plejof

Më: 23 prill 2023 Në ora: 12:52
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka siguruar biletën e fundit për në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Prishtina ka përfunduar kampionatin e rregullt në pozitën e katërt dhe në gjysmëfinale të plejofit do të takohet me Besa Famgasin e Pejës.

Të shtunën në kuadër të xhiros së fundit të Superligës A, xhiros së 28-të, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 52:36. Oltion Beshiri, Sergio Barreto e Enis Kuleta i shënuan nga nëntë gola për Prishtinën. Jeton Bislimi e Agon Bytyqi shënuan nga gjashtë gola për Kastriotin.

Prishtina ka përfunduar e katërta me 27 pikë, ndërsa Kastrioti i gjashti me 19 pikë.

Kalimin e Prishtinës në vendin e katërt ia ka mundësuar edhe fitorja e Besa Famgasit ndaj Rahovecit. Besa ka përfunduar e para me 50 pikë, ndërsa Rahoveci ka rënë në vendin e pestë me 25 pikë.

Besa fitoi ndaj “vreshtarëve” me rezultat 35:30. Rahovecit i duhej fitorja për të mbetur në vendin e katërt. Atë e ka kërkuar deri në fund, por megjithatë Besa shënoi fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat