Fitore për skuadrat ferizajase

Hendboll

Fitore për skuadrat ferizajase

Më: 23 prill 2023 Në ora: 14:50
Albulena Basha

Dy skuadrat ferizajase të hendbollit kanë shënuar fitore të shtunën në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës (vajzat).

Fillimisht KHF Ferizaj fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 32:23.

Shkurta Mehmeti u dallua me tetë gola, ndërsa nga katër i shënuan Albulena Basha, Mirjeta Dinolli, Albulena Kelmendi e Elsa Kongjeli.

Te Vëllaznimi tetë gola i shënoi Edona Radoniqi, ndërsa gjashtë i kishte Vala Byci.

Pesë gola i realizoi Elsa Dana.

Ndërkohë Kastrioti e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 37:29.

11 gola për Kastriotin i shënoi Luljeta Sopjani, ndërsa dhjetë i kishte Lorena Matarova. Diellza Nuza kishte 14 gola për Shqiponjën, që nuk mjaftuan. Tetë herë shënoi Larisa Ferizaj.

Ferizaj është i dyti me 27 pikë, ndërsa Kastrioti i katërti me 23. Shqiponja renditet e gjashta me 13 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i shtati me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat