Kosova në presion

Hendboll

Kosova në presion

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:25
Kosova

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2024.

Kjo javë i takon Kombëtares së Kosovës.

Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova – Mali i Zi.

Ndërsa të dielen prej orës 18:00 është takimi Sllovenia – Kosova që luhet në Velenje.

“Kemi disa mungesa të rëndësishme, ndërsa disa prej lojtarëve janë të lodhur për shkak të ndeshjeve të shumta e të shpeshta në nivel klubesh.

Por përkushtimi është maksimal për të konfirmuar nivelin që e kemi arritur.

Ndeshja me Malin e Zi nuk do të jetë e lehtë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për Malin e Zi”, ka thënë selektori Bujar Qerimi.

Të dielën mbrëma ishte stërvitja e parë e Kombëtares, ndërsa stërvitja tjetër u zhvillua të hënën paradite.

Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa lojtarët janë të vendosur për ta shfrytëzuar maksimalisht këtë grumbullim për hapin tutje dhe ambientimin e ardhjeve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat