Malazezët të bindur, gjithçka mund të përfundojë nesër në Prishtinë

Hendboll

Malazezët të bindur, gjithçka mund të përfundojë nesër në Prishtinë

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2023 Në ora: 21:15
Pamje nga një ndeshje

Në tetor të vitit të kaluar, Mali i Zi me dy fitore bindëse, ndaj Kosovës në Podgoricë (29:20) dhe kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë (36:25), nesër synojnë fitoren tjetër në kryeqytetin e Kosovës. 

“Gjithçka mund të përfundojë nesër në mbrëmje nëse Mali i Zi e mposht Kosovën në Prishtinë (në 20:15), ata do të kualifikohen në Kampionatin Evropian në hendboll, të paktën si një nga katër përzgjedhjet më të mira të vendit të tretë nga tetë grupet”, shkruan mes të tjera mediumi malazez “Vijesti.

“Djemtë ndihen mirë dhe presim rezistencë të fortë nga Kosova në një ambient të këndshëm.

Do të jetë një ndeshje interesante”, tha Millosh Bozhoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat