​Hendboll/ Kosova përballet sot me Malin e Zi

Hendboll

​Hendboll/ Kosova përballet sot me Malin e Zi

Më: 27 prill 2023 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 20:15 Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të ballafaqohet me Malin e Zi. në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Në kampin e Kosovës atmosfera është e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e kanë një kombëtare të nivelit serioz evropian. Të gjithë janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në tentim për sukses. Po ashtu shpresohet në përkrahje nga tribunat.

Kosova i ka disa mungesa të rëndësishme, por po ashtu janë kthyer disa lojtarë me rëndësi. Për shkak të lëndimeve mungojnë Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli e Liridon Zena.

Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.

Të dielën është ndeshja e fundit e këtij cikli kualifikues. Ndeshja me Slloveninë luhet në Velenje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat