Sllovenia gati për Kosovën! Çfarë thotë Uroshi pas humbjes nga Bosnja?

Hendboll

Sllovenia gati për Kosovën! Çfarë thotë Uroshi pas humbjes nga Bosnja?

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:36
Urosh Zorman

Sllovenia pas katër fitoreve rresht ka pësuar humbjen e parë në Grupin e 7-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt).

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar fitore me rezultat 27:26 ndaj sllovenëve.

Sllovenët kryesojnë grupin me 8 pikë, pasojnë Mali i Zi 6, Bosnja 6 dhe Kosova me 0 pikë.    

Pas dy fitoreve ndaj Malit të Zi dhe një kundër Bosnjës dhe Kosovës, kombëtarja sllovene, që udhëhiqet nga selektori Urosh Zorman tashmë ka siguruar paraqitjen e tyre të 14-të në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet nga 10 deri më 28 janar të vitit të ardhshëm në Berlin, Hamburg, Munih, Koln, Dusseldorf dhe Manheim.

Sllovenia do të përballet me Kosovën të dielën në Velenje në orën 18:00.

Sllovenët janë gati për këtë sfidë dhe synojnë fitoren e pestë në grup.

“Së pari i përgëzoj lojtarët e mi për shpirtin e jashtëzakonshëm luftarak. 

Pavarësisht skuadrës së rinovuar, treguam karakter, luftuam deri në fund dhe dhamë maksimumin.

Rezultati i kësaj ndeshje u vendos nga pak eksperienca dhe disa gabime teknike.

Jam shumë i kënaqur dhe krenar për 'djemtë'. Një lojë e vërtetë në një atmosferë të shkëlqyer.

Hendbolli fitoi", tha  Zorman pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat