Nisin përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë

Hendboll

Nisin përgatitjet për ndeshjen me Slloveninë

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:27
Pamje nga ndeshja Kosova - Mali i Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka kthyer fokusin te ndeshja me Slloveninë.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitje, ndërsa të shtunën në orët e para të mëngjesit do të niset për në Velenje të Sllovenisë.

Ndeshja Slloveni – Kosovë luhet të dielën prej orës 18:00.

Është ndeshja e fundit e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.

Të enjten, Kosova pësoi 26:24 nga Mali i Zi në Prishtinë.

Prej ndeshjes me Malin e Zi do të merren gjërat e mira e do të analizohen lëshimet.

Sllovenia më herët ka siguruar kualifikimin në Evropian, ndërsa në përbërje ka lojtarë të nivelit të lartë evropian. Është favorite në Velenje, por Kombëtarja jonë synon tjetër paraqitje solide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat