Sllovenia më shumë mungesa, Kosova kërkon pikë në Velenje

Hendboll

Sllovenia më shumë mungesa, Kosova kërkon pikë në Velenje

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 prill 2023 Në ora: 12:22
Kosova në Velenje

Sot në orën 18:00 kombëtarja e Sllovenisë do të takohet me Kosovën.

Është ndeshja e fundit në kualifikueset për Kampionatin Evropian n[ë hendboll, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani. 

Kosova kërkon pikën e parë në Velenje

“Sllovenia ka siguruar tashmë një vend në Kampionatin Evropian para ndeshjeve të fundit, ndaj trajnerit iu ofron mundësi të testojë disa lojtarëve më të rinj.

Tri ditë më parë, skuadra e hendikepuar humbi ngushtë (27:26) nga Bosnja dhe Hercegovina në Cazin.

Zorman është i kënaqur me mbrojtjen e tij, por kërkon përqendrim në sulm ndaj Kosovës.

Ka qenë humbja e parë e sllovenëve në këto kualifikime. Skuadrës së Zormanit, i mungojnë lojtarët kyç si Blazh Janc, Borut Maçkovshek, Dean Bombaq, Blazh Blagotinshek, Jure Dolenec, Tilen Kodrin, Aleks Vlah e disa të tjerë, tani pret përballjen me kombëtaren e fundit të grupit”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.

Në pesë ndeshje të Grupit 7-të, Sllovenia kryeson me tetë pikë, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë nga gjashtë  sosh dhe Kosova është pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat