Pse KHF Jusuf Gërvalla e meriton çmimin Fair - Play?

Hendboll

Pse KHF Jusuf Gërvalla e meriton çmimin Fair - Play?

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2023 Në ora: 14:30
KHF Jusuf Gërvalla

Klubi i hendbollit “Jusuf Gërvalla” nga Deçani, e meriton Çmimin Fair  - Play!

Klub që është shembull, që lufton pastër dhe nuk kalkulon për askënd.

Klub që ka javë që është larguar nga elita por nuk kalkuloi në ndeshjen e fundit, duke luajtur pastër ashtu si i ka hije, duke luajtur baras (24:24) me Samadrexhën!

E mori me vete edhe Samadrexhën, këtë të fundit vetëm fitorja e mbante në ligë.

Disa klube me renome, që janë mësuar me kalkulime, me “pazaret e natës” dhe të kafiterive, e që janë shkatërrues të hendbollit, KHF “Jusuf Gërvalla” iu ka treguar se si luftohet pastër e me nderë dhe ruhet pastërtia sportive!

KHF “Jusuf Gërvalla” është kampion i Fair – Play-t dhe që ka ruajtur fytyrën e hendbollit! Vashat e “Jusuf Gërvallës” treguan frymë të lartë sportive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat