Jo Superliga e Dëshirave

Hendboll

Jo Superliga e Dëshirave

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 prill 2023 Në ora: 14:52
Topi i hendbollit

Dikush prej një klubit më tha: “Është mirë me u zgjerua Superliga e Kosovës në hendboll (femrat) sepse po pësojnë kategoritë e reja”.

Për zgjerim të Ligës vendoset një vit përpara dhe jo brenda natës sepse hendbolli është sport me traditë dhe nuk është hendboll - cirkus!

Tha mbahet Kuvendi i punës e ta provojmë!

Jo mund ta provoni nëse janë aq naivë federata e Hendbollit e Kosovës dhe ata që janë në kuvend dhe lejojnë që të zhyten në një formulë që sjell katastrofën!

Nëse përnjëmend provojnë me zgjeruar ligën, kjo është vetëvrasje për hendbollin, fyen inteligjencën e njerëzve që investojnë në sport, do të shndërrohet në një kaos dhe ligë qesharake. 

Atëherë më mirë le ta quajnë Superliga e Dëshirave sepse para një viti u marrë vendimin që Liga të zvogëlohet në 8 ekipe, tash dikush mendon ta kthejë në 10-të! 

Mos u lodheni shumë, edhe ato të ligës së parë futeni në Superligë, le të bëhet liga me 21 ekipe!

Mos të bie askush nga liga dhe dëshirat janë të plotësuar për të gjitha ekipet!

Paramendo kështu të mendohet në krejt botën, ku ish katandisur sporti, në humnerë! Për atë garohet, për titull dhe kush bie nga liga, ndryshe nuk ka kuptim sporti!

Liga nuk zgjerohet brenda natës, po vendimi merret një vit përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat