Kosova zgjohet vonë në Velenje, pëson humbje nga Sllovenia 

Hendboll

Kosova zgjohet vonë në Velenje, pëson humbje nga Sllovenia 

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2023 Në ora: 19:28
Kosova

Sllovenia është kualifikuar në Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt).

Sllovenët shënuan fitoren e pestë nga gjashtë ndeshje në Grupin e 7-të, të vetmen humbjen e kanë nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e gjashtë rresht dhe përshëndeten pa asnjë pikë nga këto kualifikuese.

Sllovenia ka shënuar fitore me rezultat 33:28 (19:12) ndaj Kosovës, në takimin që u zhvillua në Velenje.

Pjesa e parë ishte në zotërim të Sllovenisë, duke udhëhequr me 7 gola (19:12) në minutën e 30-të. 

Edhe në pjesën e dytë, sllovenët luajtën pa ndonjë ngarkesë dhe shënuan fitore me rezultat 33:28.

Djelmoshat tanë u zgjuan vonë dhe në finish nuk arritën të bëjnë përmbysjen ndaj rivalit.    

Dardanët  u orvatën por dot që të arrijnë ndonjë rezultat më të mirë ndaj vendasve shumë më të mirë.

Hendbollisti Stas Slatinsek Joviçiq me 6 gola, i ndihmuar nga Tilen Strmljan po ashtu me 6 sosh, janë më efikasit të sllovenët, ndërsa Valon Dedaj me 8 gola e Leonard Gegaj me 7, më efikasit të Kosova.

Sllovenia përfundon në vend të parë me 10 pikë dhe Kosova është në të katërtin përkatësisht të fundit me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat