Selektori slloven i pakënaqur me 15 minutat e fundit kundër Kosovës

Hendboll

Selektori slloven i pakënaqur me 15 minutat e fundit kundër Kosovës

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:49
Urosh Zorman

Sllovenia ka shënuar fitore me rezultat 33:28 ndaj Kosovës, në takimin e xhiros së fundit të grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (meshkujt).

Sllovenia ka përfunduar në vend të parë me 10 pikë, duke lënë pas Bosnjën me 8, Malin e Zi me 6 dhe Kosovën me 0 pikë.

Selektori i Sllovenisë, Urosh Zorman, nuk është i kënaqur në 15 minutat e fundit kundër Kosovës

“Ne e realizuam objektivin tonë në këto kualifikime. 

Siguruam një vend në Kampionatin Evropian pas vetëm katër ndeshjesh, fituam vendin e parë në grup dhe përfunduam fitimtar në ciklin kualifikues.

Në ndeshjen kundër Kosovës jam shumë i kënaqur me paraqitjen e të gjitha reparteve në 45 minutat e para, por aspak me pesëmbëdhjetë minutat e fundit”, thotë Zorman..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat