Strmljan është i befasuar si vepruan në fund ndaj Kosovës 

Hendboll

Strmljan është i befasuar si vepruan në fund ndaj Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 30 prill 2023 Në ora: 21:58
Tilen Strmljan,

Hendbollisti slloven, Tilen Strmljan, shprehet kritikë për qasjen e lojës në 15 minutat e fundit.

Megjithatë sllovenët shënuan fitore me rezultat 33:28 ndaj Kosovës, në xhiron e fundit të Grupit 7 të kualifikuesve për Kampionatin Evropian.    

“Që në fillim e dhamë energjinë e duhur, dëshira dhe vullneti ishin në vendin e duhur. 

Kemi luajtur mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. 

Deri në minutën e 45-50-të kemi luajtur sipas marrëveshjes që e patëm nga teshatorja dhe më pas jemi dorëzuar në mënyrë të pashpjegueshme. 

Është gjynah kur ke dhjetë gola epërsi, atëherë duhet të luash gol për gol, dhe ne nxituam dhe gabuam”, tha Tilen Strmljan, transmeton mediumi slloven “Sport.slo”.

Sllovenia ka përfunduar në vend të parë me 10 pikë, duke lënë pas Bosnjën me 8, Malin e Zi me 6 dhe Kosovën me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat