U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Hendboll

U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:05
Pamje nga Kuvendi

Të enjten mbrëma në Hotel Internacional Prishtina është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Punimet e Kuvendit i ka udhëhequr presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Gjatë Kuvendit ka pasur diskutime të shumta e konstruktive lidhur me temat që ishin në rendin e ditës.

Në Kuvendin e Punës janë shqyrtuar dhe janë aprovuar procesverbali nga punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, Raporti i Punës mes dy kuvendeve të punës.

Raporti Financiar për vitin 2022, Raporti i Auditimit për vitin 2022, Raporti i Këshillit Mbikëqyrës si dhe plani i veprimit dhe plani financiar për vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat