Kupa e Kosovës zë vend të veçantë në historikun e klubeve të hendbollisteve

Hendboll

Kupa e Kosovës zë vend të veçantë në historikun e klubeve të hendbollisteve

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:07
Istogi

Kupa e Republikës së Kosovës pasuron historikun e të gjitha ekipeve të hendbollisteve që e kanë pasur rastin ta fitojnë këtë trofe.

Për  Kupën e Kosovës për edicionin 2022/2023 do të garojnë Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Prishtina.

Të shtunën prej orës 13:00 është gjysmëfinalja e parë mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Gjysmëfinalja e dytë, mes Istogut e Ferizajt, luhet të shtunën prej orës 17:00. Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Istogu ka fituar Kupën e Kosovës katër herë. Të gjitha sukseset i ka në pesë vitet e fundit.

Ferizaj është në kërkim të trofeut të parë të Kupës, ndërsa Vushtrria e ka fituar po ashtu katër herë. Tri herë e ka fituar me emrin e mëparshëm, Kosova.

Ndërkohë Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës nëntë herë.

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës (femrat)

2020/21  Istogu

2019/20  Vushtrria             

2018/19  Istogu   

2017/18 Istogu   

2016/17  Prishtina

2015/16  Prishtina

2014/15  Kastrioti

2013/14 Kastrioti

2012/13  Kastrioti

2011/12 Prishtina

2010/11 Prishtina

2009/10  Kastrioti

2008/09  Prishtina

2007/08 Prishtina

2006/07 Kosova  V.

2005/06 Kastrioti

2004/05 Kosova V.

2003/04  Prishtina

2002/03 Kosova V.            

2001/02 Kastrioti

2000/01  Vjosa    

1999/00 Trepça  

1998/99  (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)

1997/98 (Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë)

1996/97 Prishtina             

1995/96 Kastrioti              

1994/95 Prishtina             

1993/94 Vjosa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat