Historia e pasur e Kupës së Kosovës

Hendboll

Historia e pasur e Kupës së Kosovës

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:09
Besa Famgas

Besa Famgas, Trepça, Prishtina e Rahoveci do të garojnë për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Besa Famgas synon të vazhdojë dominimin në garën për Kupë, derisa Prishtina synon trofeun e parë të kësaj gare pas një dekade. Trepça nuk e ka fituar Kupën e Kosovës që nga viti 2002, derisa Rahoveci është në kërkim të trofeut të parë.

Besa Famgas është fituese në fuqi e Kupës. Kupës së Kosovës, ekipi pejan i është gëzuar 14 herë deri më tani.

Prishtina ka katër Kupa të Kosovës, ndërsa Trepça dy.

Kupa e Kosovës ka histori të pasur e të veçantë. Një kapitull i ri i kësaj historie shkruhet të shtunën e të dielën.

Të shtunën janë gjysmëfinalet Rahoveci – Besa Famgas (15:00) dhe Trepça – Prishtina (19:00), që zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Fituesit e deritashëm të Kupës së Kosovës

2021/22  Besa Famgas

2020/21  Besa Famgas

2019/20  Besa Famgas      

2018/19 Kastrioti              

2017/18 Besa Famgas      

2016/17  Besa Famiglia    

2015/16 Besa Famiglia    

2014/15  Besa Famiglia    

2013/14 Besa Famiglia    

2012/13 Prishtina             

2011/12 Besa Famiglia    

2010/11 Besa Famiglia    

2009/10 Besa Famiglia    

2008/09 Kastrioti              

2007/08 Prishtina             

2006/07 Kastrioti              

2005/06 Kastrioti              

2004/05  BESA                    

2003/04 Kastrioti

2002/03  BESA     

2001/02 Trepça  

2000/01 Prishtina             

1999/00 Prizreni 

1998/99 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)

1997/98 (Kupa nuk u zhvillua për shkak të luftës në Kosovë)

1996/97 Vëllaznimi

1995/96 BESA     

1994/95 Llapi      

1993/94 Trepça  

1992/93 Prishtina

1991/92  Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat