Hendbollistet janë gati për dy gjysmëfinale të forta

Hendboll

Hendbollistet janë gati për dy gjysmëfinale të forta

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:51
Topi hendbollit

Pas përfundimit të stinorit të rregullt në Superligë, fokusi i katër skuadrave të hendbollisteve është te turneu final i Kupës së Kosovës.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Prej orës 13:00 takohen Vushtrria e Prishtina. Prishtina nuk është në plejof dhe ka rastin e vetëm për trofe.

Por nuk do ta ketë lehtë ndaj Vushtrrisë që përfundoi kampionatin në vendin e tretë dhe synon të paktën finalen e Kupës.

Pritet ndeshje e fortë e interesante.

Njëjtë do të jetë edhe prej orës 17:00 kur takohen Istogu dhe Ferizaj.

Istogu ka fituar të gjitha 18 ndeshjet e stinorit të rregullt.

Po ashtu është fitues në fuqi i Kupës.

Ferizaj në stinorin e rregullt përfundoi i dyti. Ferizaj është në kërkim të Kupës së parë të Kosovës dhe pritet ta sfidojë seriozisht Istogun për vendin në finalen e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat