Prishtina frikësohet nga hija e Taib Kabashit, kërkon përkrahjen e tifozëve 

Hendboll

Prishtina frikësohet nga hija e Taib Kabashit, kërkon përkrahjen e tifozëve 

Nga: K. Goca Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:58
Taib Kabashi

Prishtina me drithërima e pret sfidën me Trepçën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja zhvillohet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kryeqytetasit në dy aspekte mund t’i frikësohen kryetrajnerit të Trepçës, Taib Kabashi.

E para, Taib Kabashi ka më shumë se një dekadë që ka drejtuar anijen e prishtinasve dhe e njeh në thelb filozofinë e lojës apo si marrin frymë nga i pari e deri tek i fundit.

E dyta, Kabashi ka përvojë të madhe në hendbollin tonë dhe këtu është përparësia e tij ndaj trajnerit që vjen me një përvojë nga Danimarka, Edin Bojaxhiq apo siç thonë në kryeqytet ka sjellur kulturën daneze.

Flitet e përflitet se Kabashi më shumë e ka mendjen të finalja se tek loja me Prishtinën.

Kabashi veç ka përgatitur formulën në përballje me Prishtinën, madje i di pikat e dobëta se ku mund të ndëshkojnë klubin e Prishtinës.  

Prishtina frikësohet nga hija e Taib Kabashit, kërkon përkrahjen e tifozëve!

“Përkrahja për lojtarët tanë duhet të jetë e madhe, nga çdo Prishtinali e Prishtinalike që dashuron ngjyrat bardhë e kaltër”, shkruan në faqen e KH Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat