Parduzi: Do të mundohemi ta fitojmë Kupën

Hendboll

Parduzi: Do të mundohemi ta fitojmë Kupën

Nga: K. Goca Më: 6 maj 2023 Në ora: 15:36
Arben Parduzi

Vushtrria me lehtësi është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Vashat e Vushtrrisë shënuan fitore të thellë me rezultat 28:18 ndaj Prishtinës, në takimin e gjysmëfinales që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kryetrajneri i Vushtrrisë, Arben Parduzi, beson se edhe në finale do të tregojnë forcën e një skuadre të organizuar e më cilësi.  

“Besojmë që në finale ekipi i Vushtrrisë do të paraqitet shumë më mirë se në gjysmëfinale kundër Prishtinës.

E dimë që nuk do të jetë lehtë pa marrë parasysh cila prej skuadrave do të kemi kundërshtare në finale, Istogu apo Ferizaj, të dy ekipet kanë lojtare cilësore.

Motivi tek vajzat do të jetë shumë i madh dhe do të mundohemi ta fitojmë Kupën”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat