Besa Famgas në finale

Hendboll

Besa Famgas në finale

Nga: K. G. Më: 6 maj 2023 Në ora: 18:09
Pamje nga ndeshja

Besa Famgas është në finale të Kupës së Kosovës në hendboll.    

Pejanët jo edhe me lehtësi kaluan në finale, duke e mposhtur me rezultat 39:31 (18:16) Rahovecin, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Pejanët treguan lojë më të mirë dhe me meritë janë në finale.

Djelmoshat e Besës e presin në finale fituesin e ndeshjes Prishtina – Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat