Istogu i bashkohet Vushtrrisë në finale

Hendboll

Istogu i bashkohet Vushtrrisë në finale

Më: 6 maj 2023 Në ora: 19:21
Pamje nga ndeshja

Istogu është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën pasdite në Prishtinë, Istogu në gjysmëfinale e mposhti Ferizajn me rezultat 31:24.

Istogaset nisën ndeshjen me seri 6:1. Ferizaj u afrua në 7:6, por pasoi shkëputje tjetër e Istogut.

Më pas epërsia e kësaj skuadre ishte vazhdimisht e lartë.

Tainara Luna Goncalves u dallua tek Istogu me 7 gola. 5 i kishte Dajana Milaniq. Albulena Kelmendi i shënoi 9 gola për Ferizajn. 4 i shënoi Shkurta Mehmeti.

Në finale, të dielën nga ora 18:00, takohen Vushtrria dhe Istogu.

Finalja luhet po ashtu në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat