Trepça - Besa Famgas, finalja e Kupës së Kosovës

Hendboll

Trepça - Besa Famgas, finalja e Kupës së Kosovës

Më: 6 maj 2023 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja

Trepça me meritë ka shënuar fitore me rezultat 35:31 (14:12) ndaj Prishtinës, në takimin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll.

Ballafaqimi u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Mitrovicasit treguan lojë më të mirë, duke u kualifikuar në finale, ku do të ndeshën nesër me Besa Famgas nga Peja.

Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi, është i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij dhe fitoren ndaj bardhekaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat