Dita e finaleve të mëdha

Hendboll

Dita e finaleve të mëdha

Më: 7 maj 2023 Në ora: 15:32
Pamje nga një ndeshje

Të dielen (sot) zhvillohen finalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Te hendbollistet takohen Vushtrria e Istogu, ndërsa ndeshja fillon në ora 18:00.

Besa Famgas e Trepça janë në finalen e hendbollistëve, që zhvillohet prej orës 20:15. Të dy ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Pas gjysmëfinaleve interesante, koha është për spektaklin e finaleve.

Pritet hendboll i bukur dhe garë e mirë për trofeun e rëndësishëm të Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat