Eshref Beqiri delegat i EHF-it

Hendboll

Eshref Beqiri delegat i EHF-it

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:10
Eshref Beqri

Hendbollit të Kosovës i është shtuar edhe një delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit.

Ish-gjyqtari shumëvjeçar i hendbollit, Eshref Beqiri, ka përfunduar me sukses provimin për delegat të EHF-së dhe nga edicioni i ardhshëm garues pritet të kujdeset për mbarëvajtjen e ndeshjeve të kupave evropiane.

Fahredin Hashani prej vitit 2005 e ka thirrjen e delegatit të EHF-së, ndërsa shumë vjet më parë delegate e EHF-së u bë edhe Shqipe Bajqinca – Brestovci.

Eshref Beqiri për kohë të gjatë ishte gjyqtar me thirrje të EHF-së dhe ka drejtuar shumë ndeshje në kupa evropiane.

Beqiri ka referuar 16 vite në arenën ndërkombëtare dhe 22 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat