Ferizaj e Vushtrria në kërkim të finales

Hendboll

Ferizaj e Vushtrria në kërkim të finales

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:56
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj e Vushtrria takohen në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Ndeshja e parë luhet të mëkurën prej orës 18:00, ndërsa vendas është Ferizaj.

Skuadra ferizajase ka përfunduar e dyta në pjesën e rregullt të kampionatit.

Vushtrria ishte e treta. Kështu përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e tretë eventuale do ta ketë Ferizaj.

Ferizaj u ndal në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe synon më shumë në kampionat.

Ndërkohë Vushtrria synon tjetër finale, pas asaj të Kupës.

Priten ndeshjen interesante dhe me rivalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat