Tjetër gjysmëfinale mes Trepçës e Prishtinës

Hendboll

Tjetër gjysmëfinale mes Trepçës e Prishtinës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:11
Pamje nga një ndeshje

Trepça e Prishtina takohen në tjetër gjysmëfinale të rëndësishme.

Pasi u përballën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, dy skuadrat me traditë takohen edhe në gjysmëfinale të garave të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Ndeshja e parë luhet të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e Prishtina kanë luajtur ndeshje të forta dhe interesante gjatë gjithë edicionit.

Kështu ishte edhe të shtunën në Prishtinë dhe njëjtë pritet të jetë edhe të mërkurën mbrëma në Mitrovicë.

Trepça e ka përfunduar kampionatin e rregullt në pozitën e dytë dhe do ta ketë përparësinë e terrenit në ndeshjen e tretë eventuale. Prishtina në kampionatin e rregullt përfundoi e treta.

Skuadra mitrovicase të dielën e fitoi Kupën e Kosovës, për herë të parë pas 21 vjetësh.

“Xehetarët” do të mundohen të përfitojnë nga momenti pozitiv, por Prishtina udhëton me plane tjera për në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat