Istogut i kthehen telashet e vjetra, palestra e re nuk ka kushte as për stërvitje e as për lojë, për faktin se është e dëmtuar dhe sa herë bie shi, çatia pikon më të madhe.
Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala është në siklet të madh.
“Pesë kupa të Kosovës dy tituj të kampionit dhe një Superkupë, 8 trofe në gjashtë vitet e fundit me synim edhe trofeun e 9-të për të ardhur në Istog,
Por jo gjithçka ka qenë e lehtë, KHF Istogu ka fituar titullin kampionit dhe dy kupa të Kosovës duke i zhvilluar të gjitha ndeshjet jashtë Istogu si pasojë e mungesës së palestrës së sportit, madje pa pasur palestër sportive arriti të jetë edhe pjesë e 16 skuadrave me të mira në Evropë në kupën Challenge.
Dy ditë me parë skuadra të cilën e drejtoj për 19 vite rresht KHF Istogu gjë për të cilën jam krenar fitoj kupën e Kosovës ndoshta dikujt i dukën edhe të lehta këto rezultate, ndoshta mundeni edhe mos ti lërë as përshtypje si do që të jetë nuk do ta zgjasë shumë por për gjithë miqët e mi të rrjetit social Facebook nëpërmes fotografive po e ndaj se si është ardhur deri këtu.
Fatkeqësisht sfidat dhe sakrificat për të cilat kam menduar që i përkasin së kaluarës si duket po rikthehen në mesin tonë, Palestra e Sporteve në Istog nuk ofron më kushte për aktivitete sportive skuadra që drejtoj prapë ndeshjet finale do ti zhvilloj jashtë Istogu”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.