Besa Famgas për të vazhduar dominimin, Vushtrria për befasinë e madhe

Hendboll

Besa Famgas për të vazhduar dominimin, Vushtrria për befasinë e madhe

Më: 10 maj 2023 Në ora: 19:38
Pamje nga një ndeshje

Pasi humbi finalen dramatike të Kupës së Kosovës, Besa Famgas është e përkushtuar që të vazhdojë dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll.

Dhe përkushtimin synon ta shfaqë që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit.

Të enjten prej orës 17:00, Besa Famgas e pret Vushtrrinë në gjysmëfinalen e parë.

Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa nuk kishte humbje në pjesën e rregullt të kampionatit, ndërsa ishte bindshëm para skuadrave të tjera. Ndërkohë Vushtrria përfundoi e katërta në tabelë.

Për Vushtrrinë është sukses i madh hyrja në plejof, por kjo skuadër do të bëjë maksimumin për befasi të madhe.
Besa ka shumë vjet që fiton titullin e kampionit të Kosovës në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat