Istogut ashtu si i ka hije, bindshëm në gjysmëfinalen e parë

Hendboll

Istogut ashtu si i ka hije, bindshëm në gjysmëfinalen e parë

Nga: K. Goca Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:20
Istogu

Kampionja në fuqi, Istogu, ka dëshmuar fuqinë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it në kuadër të Superligës së Kosovës.

Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 41:25 ndaj Kastriotit të Ferizajt, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në “Karagaç” të Pejës. 

Istogut ashtu si i ka hije, në stilin e kampionit duke fituar bindshëm në gjysmëfinalen e parë.

Istogu ka dominuar takimin dhe si rrjedhojë e kësaj triumfuan me 16 gola dallim.

Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, është i kënaqur me paraqitjen e vashave të tij, duke iu dhënë rastin edhe disa lojtareve të reja, që të tregojnë talentin në fushën e lojës.

Hendbollistet Albina Rugova, Taimara Goncalves, Dajani Miljaniq, Yllka Shatri, secila shënuan nga 5 gola, ndërsa në petkun e Kastriotit më efikaset janë Lorena Matarova me 9 gola e Vahide Gashi me 6 sosh.

Istogu është komode pas kësaj fitore madje janë ende në festën e triumfit në Kupën e Kosovës.

Istogu – Kastrioti 41:25 

Palestra sporteve “Karagaçi” në Pejë.    
Shtatëshet: Istogu 2 (1) – Kastrioti 2 (1).
Përjashtimet: Istogu 2 istogminuta – Kastrioti 6 minuta. 
Istogu: A. Rugova 5, Ferataj 3, Hetemi, Dinarica, Goncalves 5, Da Rocha 3, Milatoviq 3, Miljaniq 5, Brahimaj 3, Limani 4, Ahmetxhekaj, Shatri 5, Bytyçi, D. Rugova, Shala dhe Berisha 5.
Kastrioti: A. Maksuti, Grainca, Stagova, Muhaxheri, Sylejmani, Misini, Gashi 6, E. Reçica 1, Matarova 9,  Sopjani 6, Shabani, Maliqi 1, E. Maksuti 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat