Atmosferë e zjarrtë në Mitrovicë, Trepça sërish më e mirë se Prishtina

Hendboll

Atmosferë e zjarrtë në Mitrovicë, Trepça sërish më e mirë se Prishtina

Më: 10 maj 2023 Në ora: 20:49
Pamje nga ndeshja

Trepça fiton ndeshjen e parë (32:29) gjysmëfinale ndaj Prishtinës. 

Në "Minatori", në praninë e një numri të madh shikuesish (rreth 2.000), u zhvillua ndeshje e fortë. 

Në fund festuan  vendasit.

Ndeshja e dytë luhet në Prishtinë.

Ndeshje me rivalitet fund e krye.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 17:16 për mitrovicasit, në pjesën e dytë, djelmoshat e Taib Kabashit shtuan

epërsinë në tre gola dhe triumfuan me rezultat 32.29 ndaj bardhekaltërve.

Deniz Terziqi i shënoi 11 gola për Trepçën.

Shtatë i kishte Yassine Henahen, aq sa i realizoi edhe aloja Lulzim Shabani.

Te Prishtina u dallua Enis Kuleta me dhjetë gola. Sergio Barreto i kishte gjashtë gola, ndërsa Oltion Beshiri e Albi Gjuka nga katër.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale është të dielën në Prishtinë.

Skuadra me dy fitore apo me një ndeshje të fituar e një barazim kalon në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat