Ferizaj fiton ndeshjen e parë me Vushtrrinë

Hendboll

Ferizaj fiton ndeshjen e parë me Vushtrrinë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:39
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj e ka fituar ndeshjen e parë me Vushtrrinë, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të mërkurën në Ferizaj, skuadra vendase fitoi me rezultat 25:18.

Në pjesën e parë ferizajaset u shkëputën deri në pesë gola, por mysafiret nuk u dorëzuan.

Në pjesën e dytë epërsia e Ferizajt ishte dukshëm më e lartë, ndërsa në fund rezultat ishte 25:18.

Mirjeta Dinolli, Albulena Kelmendi e Meri Koneski i shënuan nga katër gola për Ferizajn.

Nga tri i kishin Shkurta Mehmeti, Simone Keita e Shijesa Zeneli.

Te Vushtrria, pesë gola i shënoi Burneta Rama, ndërsa katër i kishte Kosovare Avdiu. Halime Beqiri i shënoi tri gola, ndërsa Donita Kasumi, Agnesa Hysa e Gentiana Basholli i kishin nga dy.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale është në fundjavë në Vushtrri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat