Besa Famgas e fiton bindshëm gjysmëfinalen e parë

Hendboll

Besa Famgas e fiton bindshëm gjysmëfinalen e parë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:32
Egzon Gjuka

Besa Famgas e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit.

Të enjten pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:23.

Skuadra pejane nisi ndeshjen me seri 3:0 e më pas rezultati shkoi në 5:2. Mysafirët nga Vushtrria u afruan në një gol, 6:5 e 7:6. Pasoi seria e Besës, që u shkëput në 11:6. Dhe më pas skuadra mysafire nuk ia doli të afrohet më.

Në pjesën e dytë epërsia e Besa Famgas vazhdimisht ishte e lartë.

Denis Shabanoviq i shënoi tetë gola për skuadrën pejane, ndërsa nga shtatë i kishin Egzon Gjuka e Arbios Mushkolaj. Katër gola i shtoi Ardit Tafila.

Te Vushtrria, gjashtë gola i shënoi Felippe Teixeira. Nemanja Drakuloviq i kishte pesë gola, Egzon Ademi katër e Bozhidar Nikoçeviq tri.

Ndeshja e dytë është të dielën mbrëma në Vushtrri. Besa është favorite e madhe që pas dy ndeshjeve të siguroi finalen e plejofit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat