Zyrtari i Besës: Trepça le ta merr krejt Torcidën, Mitrovicën, Kosovën, do ta mundim

Hendboll

Zyrtari i Besës: Trepça le ta merr krejt Torcidën, Mitrovicën, Kosovën, do ta mundim

Nga: K. Goca Më: 21 maj 2023 Në ora: 21:10
Besa Famgas

E enjtja (20.00) pritet të jetë shumë e nxehtë në palestrën e sportit "MInatori" në Mitrovicë mes Trepçës së Mitrovicës dhe Besa Famgas nga Peja, në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). 

Besa Famgas është e bindur se titulli do të shkojë në qytetin e Pejës të enjten që po vjen.

Sipas tyre, kanë cilësi, kanë ekip më të mirë, janë më të organizuar se sa mitrovicasit.

Pejanët e kanë fituar finalen e parë me rezultat 30:27 ndaj Trepçës.

Mitrovicasit pas trofeut të Kupës besojnë e shpresojnë se do fitojnë edhe titullin ani pse e kanë humb takimin e parë.

Një zyrtar i Besa Famgas, që nuk do t’i përmendet emri, thotë se a e dini se Besa që mbi dy dekada është dominuese bindshëm në hendbollin e Kosovës.

“Trajnerit Taib Kabashit të Trepçës një herë i ka ra bingo dhe e ka fituar me fat Kupën e Kosovës. 

Ku është Trepça qe 20 vite? 

Kabashi veç mundet me ëndërruar titullin por kurrë nuk do ta fitojë sa të është Besa në skenë!” 

Këtë fat nuk e ka në finale të play- off-it.

Trepça le ta merr krejt ‘Torcidën’, Mitrovicën, Kosovën, do ta mundim. 

Humbjen e ka të garantuar. 

Nuk i frikësohemi Trepçës por ne shkojmë në Mitrovicë që t’i demolojmë, t’i tregojmë ‘Torcidës” se kush jemi ne”, tha një zyrtar i Besës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat