Istogu lartëson Albina Rugovën

Hendboll

Istogu lartëson Albina Rugovën

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:30
Albina Rugova

Klubi i hendbollit Istogu i thur elozhe hendbollistes Albina Rugova.

Istogu ka bërë të ditur se Albina deri me tash ka fituar nëntë trofe me klubin.

KHF Istogu lartëson Rugovën.  

“9-të është numrin i trofeve të fituara nga Albina Rugova në 6-të vitet e fundit më Istogun.

Istogu në gjashtë vitet e fundit ka arritur të fitoj hiq me pak së nëntë trofe, tre tituj të kampionit pesë kupa të Kosovës dhe një Superkupë të Kosovës.

Kapitenia e Istogut Albina Rugova udhëhoqi Istogun gjatë gjithë këtyre viteve deri të ky sukses si një kapitene e vërtet duke ndikuar drejtpërdrejt që Istogu të jetë njëra prej skuadrave me të suksesshme në vend. Ylli i skuadrës Istogase pa dyshim është sportistja me e mirë që ka dhënë qyteti i Istogut deri me tani.

Megjithatë brenda këtyre gjashtë viteve kishte edhe periudhën e vështirë të saj,

Ajo pësoj një lëndim të rënd gjatë një ndeshje kampionale ju nënshtrua një operacioni dhe fal përkushtimit të saj arriti të rikuperohet dhe të rikthehet për kohën rekorde brenda pesë muaj e gjysmë, pas operimit të ACL të gjurit të djathtë për të qenë e gatshme për kombëtaren e Kosovës në kalimin e fazës parakukifikuese për kampionat botëror 2023, Albina Rugova tash e shtatë vite është anëtare e kombëtares se Kosovës dhe njëra nga golashënueset me të mira të saj, Edicionin 2022/2023 me skuadrën e zemrës Istogu e mbylli me tre trofe të fituar,  duke  ngritur në nëntë numrin e trofeve në total pa përfshirë trofetë e fituar me gjenerata të reja dhe turne ndërkombëtare,

Ky do të jetë viti i shtatë me radhë që Abina Rugova dhe Istogu do të përfaqësojnë Kosovën në kupat evropiane.

Një sportiste model dhe shembull për gjeneratat e reja simbol i skuadrës më të mirë Kosovare KHF Istogu”, - shkruan në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat