Besa Famgas, finalistja e parë në ligën e juniorëve

Hendboll

Besa Famgas, finalistja e parë në ligën e juniorëve

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 22:28
Pamje nga një ndshje

Besa Famgas është finalistja e parë në Ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll.

Të shtunën në gjysmëfinale, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultat 24:17.

Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ku zhvillohet i gjithë turneu Final4 i ligës së juniorëve.

Të rinjtë e ekipit pejan ishin në epërsi prej fillimit, ndërsa mitrovicasit ia dolën të barazojnë deri në 5:5. Më pas Besa u shkëput në 12:5. Pastaj epërsia e Besa Famgas ka shkuar duke u rritur dhe ishte vazhdimisht e lartë.

Olsi Mulaj i shënoi tetë gola për Besën. Pesë i kishte Edonis Hajra, ndërsa katër i shënoi Amar Muqolli.

Ermir Jonuzi i shënoi gjashtë gola për Trepçën, ndërsa katër i kishte Ermir Smaka.

Të dielën prej orës 18:00, Besa Famgas paraqitet në finale.

Prej orës 16:00, Trepça luan për vend të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat