Kristiansand është kampion i ri i Evropës

Hendboll

Kristiansand është kampion i ri i Evropës

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2023 Në ora: 19:41
Pamje nga finalja

Vipers Kristiansand është kampion i ri i Evropës në hendboll.

Vashat e skuadrës norvegjeze shënuan fitore me rezultat 28:24 ndaj Ferencvarosit nga Hungaria, në finalen e Champions League, e cila u zhvillua në kryeqytetin hungarez, Budapest.

Kristiansand - Ferencvaros 28:24

Palestra MVM Dome në Budapest.
Shikues: Mbi 20.000.
Gjyqtarë:  V.: Prastalo e Balvan (Bosnja dhe Hercegovina).
Kristiansand: Börjesson, Lunde, Sercien Ugolin, M. Andersen, Dahlum, Roberts 5, Waade, Vyakhireva 6, Hove 1, Jeziq 1, Hesselberg, Tchaptchet 1, Valle 1, Naes Andersen 6, Knedlíkova 3, Jerabkova 4.
Ferencvaros: Janurik, Bíro, Szucsanszki, Kisfaludy 1, Harsfalvi, Stolle 1, Bolk 5, Marton 2, Tomori, Papp D., Malestein 2, Kukely A., Klujber 2, Cvijiq 3, Lekiq 5, Szollosi-Zacsik 3.

Pjesa e parë me rivalitet të madh, me një gol epërsi (14:13) shkuan në epërsi Kristiansand-i.

Në pjesën e dytë ndryshuan raportet në fushë, Kristiansand ka arritur gradualisht të shkëputet në epërsi deri në 6 gola (24:18) në minutën e 45-të.

Skuadra nga Budapesti u mundua me mish e më shpirt por pa sukses ndaj rivales norvegjeze. 

Në palestër atmosferë madhështore, mbi 20 mijë shikues. 

Në minutën e 50-të Kristiansand thelloi epërsinë në 7 gola (26:19) dhe çdo gjë ishte e qartë sa i përket fituesit.

Kristiansand ka shënuar fitore me rezultat 28:24 ndaj vashave hungareze. 

Anna Vyakhireva është me efikasja të skuadra norvegjeze me 7 gola e ndihmuar Amalie Naes me 6, Jamina Roberts me 5 etj. Emily Bolk me 5 gola, Andrea Lekiq me 5 sosh janë më efikaset të Ferencvaros..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat