Albina mbetet në Istog

Hendboll

Albina mbetet në Istog

Nga: K.G.. Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:14
Albina Rugova

Hendbollistja më përvojë, Albina Rugova, mbetet edhe më tej në radhët e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu.

Istogu ka synime të qarta për edicionin e ri, përveç mbrojtjes së trofeve edhe për një prezantim dinjitoz në garat evropiane.  

“Kapitenia vazhdon me Istogun. 

Ashtu siç i ka hije skuadrës kampione te Kosovës Istogu, marrëveshjen e parë për sezonin e ri e nënshkruan me kapitenen e saj Albina Rugova. 

Kapitenia e Istogut Albina Rugova është produkt i akademisë së klubit e cila ka arrit ti fitoj të gjithë trofetë e mundshëm në hendbollin Kosovar si me klubin ashtu edhe ata individual, nga mosha 15 vjeçare është anëtare e rregullt e kombetares se Kosovës.

Të gjitha sukseset e klubit tonë janë të lidhura  ngushtë me emrin e kapitenes Albina Rugova, urojmë që edhe kjo sezon të jetë me fat për të dhe klubin tonë. 

Ashtu si ju keni njoftuar para disa ditëve klubi ka ndarë rrugët me disa hendbolliste, ndërsa me disa të tjera është arritur marrëveshje për kontratat e reja, po ashtu do të ketë disa prurje të reja në ditët në vazhdim. 

Istogu do t'iu njoftoj me kohë për të gjitha lojtarët një nga një që pritet të qëndrojnë dhe të ata që do të na bashkohet këtë vit”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat