Përzgjedhja e të rinjve të Kosovës mposhtet nga Kuvajti

Hendboll

Përzgjedhja e të rinjve të Kosovës mposhtet nga Kuvajti

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:53
Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U18 – U22)

Përzgjedhja e lojtarëve të rinj nga Kosova (U18 – U22) e ka përfunduar turneun në Slloveni.

Hendbollistët tanë të rinj kanë luajtur dy ndeshje të forta me Kombëtare që po bëhen gati për paraqitje në Botërorin e juniorëve.

Pas barazimit me Libinë, të premten djemtë tanë janë përballur me Kombëtaren e fortë të Kuvajtit.

Kuvajti ka shfaqur më shumë dhe fitoi me rezultat 40:18.

Djemtë tanë vetëm në momente kanë shfaqur lojë të mirë, por në terren kanë dominuar lojtarët e Kuvajtit.

Dallimin e ka bërë edhe mosha e lojtarëve. Derisa shumica e lojtarëve tanë ishin 18 e 19-vjeçar, kundërshtarët ishin 21-vjeçarë.

Gjithsesi këto ndeshje u shërbejnë djemve tanë si përvojë e domosdoshme ndërkombëtare.

Ky grumbullim ka shërbyer për të testuar disa lojtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat