Magdeburgu e Kielce në finale

Hendboll

Magdeburgu e Kielce në finale

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:10
Pamje nga ndeshje PSG - Kielce

Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të “Final4” të Ligës së Kampionëve për hendbollistë.

Ashtu si pritej, ndeshjet ishin shumë të forta e dramatike.

Në gjysmëfinalen e parë u takuan Magdeburgu dhe Barcelona.

Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

Kështu finalisti u përcaktua me penallti.

Me rezultatin e përgjithshëm 40:39, në finale kaloi Magdeburgu gjerman.

Gjysmëfinalja e dytë vuri përballë PSG-në dhe Kielcen polake.

Kielce fitoi me rezultat 25:24 dhe kështu siguroi finalen.

Gjysmëfinalet u luajtën në Lanxess Arena në Koeln në praninë e 20 mijë shikuesve.

Sot prej orës 15:15 Barça e PSG-ja takohen për vendin e tretë.

Finalja mes Magdeburgut dhe Kielces luhet prej orës 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat