Finale për infarkt, Magdeburg kampion i Evropës 

Hendboll

Finale për infarkt, Magdeburg kampion i Evropës 

Nga: K. Goca Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:10
Pamje nga finalja

Magdeburg është kampion i ri i Evropës.

Skuadra gjermane Magdeburg ka shënuar fitore pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta me rezultat 30:29 ndaj Industria Kielce nga Polonia, në finalen e madhe të Champions League.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras me rezultat 26:26 (13:15).

Atmosferë madhështore në “Lanxess Arena” në Koln, 20 mijë tifozë panë një lojë të bukur e me kthesa në rezultat.

Një finale për infarkt, për mbamendje.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të fortë mes skuadrës gjermane dhe asaj polake.

1:0, 4:1, 5:4, 6:6, 6:7, duke përfunduar 30 minutëshi i parë me 13:15 në favor të skuadrës polake.

Në pjesën e lojë e fortë dhe Kielce udhëhoqi edhe me 14:18 por gjermanët në asnjë formë nuk u dorëzuan duke e ngushtuar rezultatin në 19:21. 

Në minutën e 51-të ngushtohet rezultati në 21:22.

Në minutën e 52-të barazohet rezultati 22:22, 23:23, 24:24 dhe 25:24 për Magdeburgun.

Finish dramatik, 25:25, 25:26, 26:26. Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar me rezultat baras 26:26.

Pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta, Magdeburg u tregua më i mirë duke fituar me rezultat 30:29 ndaj Kielces. 

Duhet theksuar se në 25 sekonda gabuan skuadra gjermane, por hendbollistët polakë nuk e materializuan në shënim.

Në radhët e SC Magdeburg Kay Smits është më efikasi me 8 gola, i ndihmuar nga Michael Damgaard 6 e Thorgeie

Kristjansson 6 dhe të Kielce hendbollisti Alex Dujshebaev u dallua me  8 gola, i ndihmuar nga Dylan Nahi 5 e Arkadiusz Moryto, me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat