Atmosferë pune te Kombëtarja U19

Hendboll

Atmosferë pune te Kombëtarja U19

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:20
Kombëtarja U19 te Kosovës

Në atmosferë shumë pozitive ka nisur grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares U19 të Kosovës.

Hendbollistet tona të reja janë mbledhur të hënën në Gjakovë, ndërsa përkushtimi është maksimal për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.

Edhe te shtabi teknik janë të vendosur që grumbullimi të shfrytëzohet maksimalisht për të rritur nivelin e lojtareve tona. Fakti që Evropiani zhvillohet në Kosovë shërben si motivim, por edhe si përgjegjësi për paraqitje sa më të denjë.

Fillimisht fokusi është te përgatitja fizike, ndërsa pos kryetrajnerit Granit Sahiti dhe trajneres Fatmire Basholli me lojtaret tona po punon edhe trajneri kondicional, Enver Tahiri.

Evropiani i Divizionit B mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë.

Kosova U19 është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.

Ndeshja e parë, Sllovaki – Kosovë, është më 8 korrik nga ora 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat